Vendoset gurthemeli i shkollës së re 9-vjeçare në Kodrën e Minatorëve

Është vendosur gurthemeli i shkollës së re 9-vjeçare në lagjen Kodra e Minatorëve, projekt ky që do t’u sigurojë nxënësve dhe mësimdhënësve kushte moderne dhe të sigurta për zhvillimin e procesit mësimor.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryetari i komunës, Erden Atiq, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore.


Kryetari Atiq tha se ndërtimi i kësaj shkolle shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në komunë, duke i dhënë fund mësimit në kontinierë.

Ky projekt pritet të sjellë një ambient bashkëkohor për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, duke kontribuar në zhvillimin e një arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës për nxënësit e kësaj zone. /lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top