Të gjitha shkollat e Kamenicës pajisen me kamera sigurie dhe sistem të vijueshmërisë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë ka njoftuar për përfundimin e projektit që siguron vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjitha shkollat e komunës, si dhe instalimin e sistemit për evidentimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.

Sipas njoftimit, institucioneve arsimore u janë shtuar masa të reja për rritjen e sigurisë dhe kontrollin më efikas të procesit mësimor, përcjell lajmetani.


Kamerat e sigurisë janë instaluar në Qendrën e Karrierës në Kamenicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit dhe SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, me një investim në vlerë prej 2,564 eurosh.

Ndërkaq, sistemi i vijueshmërisë është vendosur në SHFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë. Ky investim kap vlerën e 750 eurove.

Po ashtu, pesë shkolla të tjera janë pajisur me sistem të internetit, investim ky i bërë nga komuna në vlerë prej 6,830 eurosh.

Sipas komunës, këto investime synojnë të rrisin sigurinë e nxënësve, efikasitetin e administrimit shkollor dhe pjesëmarrjen në procesin mësimor, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më bashkëkohor në institucionet arsimore të Kamenicës. /lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top