Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Graçanicë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, po punon për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga policia, përcjell lajmetani.


Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë përmes numrit të telefonit 192.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër veprave penale. /lajmetani/

Scroll to Top