Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar.
Rasti ka ndodhur gjatë një interviste me gazetarin Astrit Gashi, i cili ka bërë të ditur se për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka marrë pamjet e xhiruara nga kamera.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se palët e përfshira janë tashmë duke u intervistuar.
“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, tha për lajmetanin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana./lajmetani/