Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Gjatë vizitës në terren me inxhinierët komunalë, kryetari Xheladini përcolli punimet në projektin e Amfiteatrit në Bellobrad, i cili pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Po ashtu, ai inspektoi punimet e kubëzimeve në fshatin Bresanë, ku punimet po zhvillohen sipas planifikimeve.


“Çdo ditë e më tepër Komuna jonë po përjeton transformime të mëdha në infrastrukturë, falë projekteve që po realizohen me përkushtim të madh dhe me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në çdo cep të Dragashit,” ka deklaruar Xheladini.

Komuna e Dragashit ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të përfundojnë edhe disa projekte të tjera në fushën e infrastrukturës dhe hapësirave publike, që synojnë rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e të gjitha fshatrave të komunës. /lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top