Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një aeroplan “luhatet si një lodër” ndërsa fluturon direkt në qendrën e egër të Uraganit Melissa.
Sipas mediave të huaja, përcjell lajmetani, aeroplani që ndjek stuhinë qëllon direkt “në murin e syrit” të Melissa – vorbulla e reve ku erërat janë në kulmin e tyre.
Pamjet tregojnë ekuipazhin e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të kapur fort ndërsa aeroplani goditet me dhunë.
Një zhurmë e fortë mbush kabinën dhe e vetmja gjë që mund të shihet përmes dritareve është një re e dendur e bardhë.
Aty thuhet se kishte të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit në bord – të gjithë të përgatitur për udhëtimin.
Dhe siç theksohet më tej, ata po përjetonin disa nga turbulencat më ekstreme që është e mundur të gjesh ndonjëherë në Tokë.
Xhamajka Jugperëndimore, ku goditi stuhia për herë të parë, ka pësuar shkatërrimin më të keq. /lajmetani/