Numërohen votat nga diaspora, Peja në balotazh

Procesi i numërimit të votave nga diaspora në komunën e Pejës është drejt përfundimit, me vetëm një kuti të paprocesuar.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga gjashtë vendvotime të diasporës, pesë tashmë janë numëruar – që përbëjnë 83.33 për qind të totalit.


Rezultatet tregojnë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, udhëheqë me 48.38% ose 447 vota.

Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 28.57% apo 264 vota, duke ruajtur diferencën prej rreth 20 përqind.

Në vendin e tretë është Ali Berisha nga AAK me 12.88% (119 vota), ndërsa kandidatja e PDK-së, Arta Nallbani, ka marrë 7.03% (65 vota).

Kandidati i pavarur Jeton Abazaj ka fituar 2.81% (26 vota), kurse Reshat Nurboja nga Alternativa ka marrë 0.22% (2 vota).

Sipas trendeve të deritashme, pritet që votat e mbetura të diasporës të mos ndryshojnë situatën përfundimtare të kandidatëve në Pejë, ku do të ketë balotazh LDK-LVV.

Scroll to Top