Mickoski: Qeveria LSDM-BDI ishte e njohur për skandale

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, bëri thirrje që sa më masivisht të dalin në votim në këto zgjedhje lokale, pasi siç tha ai, “njëri është grupi i cili është koalicion joformal mes LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës i cili në këto zgjedhje del, kryesisht, me fushatë të zezë nga dita e parë deri më sot”.

Ai tha se opozita ka një fushatë gënjeshtrash, shpifjesh, një fushatë në të cilën po përpiqen të fyejnë përsëri qytetarët, inteligjencën e tyre dhe të luajnë me kartën e kujtesës afatshkurtër.


“Sikur të gjithë kemi harruar se deri vetëm një vit e gjysmë më parë, qeveria në Maqedoni ishte koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së. Sikur qytetarët nuk e kuptojnë gjithçka që bënë dhe sikur i kanë harruar të gjitha skandalet e tyre që po na ndodhnin në atë kohë”, tha Mickoski, duke shtuar se duke vepruar kështu “ata humbën vetëm fushatën dhe mesazhet politike, ne dëgjuam gjithçka përveç projekteve që ofronin”.

Scroll to Top