Kurti: Nga nëntori rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka thënë se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, i ka quajtur këto lajme të mira për qytetarët, transmeton lajmetani.


“Kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Kemi propozim për rritje të pagës minimale që do ndikoj te 150 mijë të punësuar. Ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse nga 120 pensioni do bëhet 150. Kam premtuar që do të ketë lajm të mirë edhe për nëna. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët do të rriten për 50 për qind. Meqë kemi kuvend të konstituuar sot do ta dërgojmë në Kuvend edhe buxhetin për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok”, deklaroi ai.

/lajmetani/

Scroll to Top