Kurti: LDK e NISMA nuk pranuan koalicion me LVV-në, ne zgjedhim zgjedhjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se asnjëra nga partitë parlamentare që kanë kontaktuar nuk ka pranuar të hyjë në koalicion me këtë subjekt politik, duke bërë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Kurtit, nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) apo Nisma Socialdemokrate do të pranonin koalicionin me Vetëvendosjen, do të ishte zgjidhur edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të ri.


“LDK pranonte të bëhej në qeveri me ne vetëm nëse në qeveri do të ishte edhe PDK. Prandaj ne zgjedhim zgjedhjet e reja, edhe pse nuk ka qenë preferencë jonë,” tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë periudhës sa Qeveria do të jetë në detyrë, ekzekutivi do të vazhdojë të kryejë punët me përpikmëri dhe përgjegjësi.

Scroll to Top