Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se punëtorët e terrenit po vazhdojnë angazhimin e përditshëm në pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet dhe fshatra.
Ky angazhim ka për qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.
Komuna ka theksuar se kujdesi i vazhdueshëm për hapësirat publike është pjesë e përpjekjeve për të rritur cilësinë e jetës dhe për të ndërtuar një ambient të qëndrueshëm dhe të mirëmbajtur për komunitetin. /lajmetani/