Kafe ekspreso dhe tavolina ku ishin të rinjtë, pamjet nga lokali i vrasjes së dyfishtë në Durrës

Këto janë pamjet brenda lokalit ku ndodhi përplasja, e cila përfundoi tragjikisht me dy të rinj përkatësisht Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluça 33 vjeç nga Manza e Durrësit.

Ashtu siç shihet, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë. Kujtojmë që gjatë natës, në orën 01:45 të së mërkurës, dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti u futën brenda ambienteve të këtij lokali dhe Pepa kërkoi një kafe kamarierit, i cili i tha se nuk shërbenin, pasi ekspresi ishte fikur.


Dyshohet se 21-vjeçari Pepa i kërkoi kamarierit, me ton fyes, që ta ndizte dhe të bënte kafen.

Në lokal ndodhej edhe Flori Paluçi, i cili i kërkoi Pepës të mos e ofendonte kamarierin e lokalit.

Pas sherrit verbal, ka qenë Paluçi ai që ka qëlluar mikun e Pepës, Aranit Kurtin, ndërsa Dorina Pepa ka reaguar duke vrarë Palucin.

Burimet thonë se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që Aranit Kurti ka dalë jashtë me Flori Paluçin, ku Araniti e ka goditur me grusht Paluçin.

Ky i fundit ka nxjerrë armën, e cila duket se është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, ku plumbi e ka kapur në shpatull Aranit Kurtin.

Menjëherë ka dalë jashtë Daniel Pepa, i cili ka parë shokun Aranitin të shtrirë dhe për këtë Pepa e ka qëlluar Flori Paluçin me një armë, duke e lënë të vdekur.

Nuk është saktësuar nëse e ka qëlluar me armën e tij apo nëse ia ka marrë Paluçit në konflikt e sipër. /Euronews.al/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top