Gazetari e vë në siklet Merzin: A po i dilni në krah Izraelit shkaku i krimeve të nazistëve ndaj tyre?

Ndërsa konflikti në Gaza po shkakton dhimbje të madhe humanitare, me mbi 60 mijë viktima, përfshirë më shumë se 20 mijë fëmijë, qëndrimet e vendeve të fuqishme ndaj Izraelit dhe Palestinës po shkaktojnë debate të ashpra.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz po qëndron në shtetin turk për një vizitë zyrtare, ku është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


Të dy liderët u paraqitën së bashku në një konferencë për shtyp dhe iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Një gazetar e pyeti liderin gjerman se nëse mbështetja e Gjermanisë për Izraelin lidhej me të kaluarën naziste të vendit dhe nëse frikësohet që historia mund ta gjykojë përsëri për zgjedhjen e “anës së gabuar”.

Merz u përgjigj se “Gjermania ka qëndruar me Izraelin që nga themelimi i tij. Gjermania gjithmonë do të qëndrojë me Izraelin”.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan kritikoi ashpër sulmet izraelite ndaj Gazës “ata po bombardojnë Gazën – kjo është gjenocid, një fushatë për të ndëshkuar njerëzit përmes vrasjes masive”. Lideri turk shtoi se Gjermania nuk po e sheh krizën dhe nuk po vepron për të ndalur tragjedinë.

Debati nxjerr në pah diferencat e thella diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po sjell viktima të reja. /lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top