Dogana e Kosovës sekuestron mallra të paligjshme me vlerë mbi 250 mijë euro vetëm në gjysmën e parë të tetorit

Dogana e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë muajit tetor ka shënuar një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve operacionale në terren, ku vetëm gjatë gjysmës së parë të muajit janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 250,000 euro.

Në njoftimin e Doganës thuhet se mallrat e sekuestruara përfshihen: Substanca narkotike dhe municion; Monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri; Pajisje elektronike të ndryshme; Produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë dhe instrumente mjekësore; Tekstil, pije dhe duhan.


Tutje, thuhet se këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e Doganës së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar qarkullimin e mallrave të paligjshme që rrezikojnë ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Gjatë vitit 2025, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro të hyra deri në mesin e muajit tetor, një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara”./lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top