Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e La Ligës që lejon Villarrealin dhe Barcelonën të luajnë ndeshjen e tyre në Miami, duke e cilësuar si një shkelje të rregullave të garës.
“Kjo është një shkelje e qartë e rregullave. Të gjitha ekipet duhet të garojnë në të njëjtat kushte”, deklaroi mbrojtësi 33-vjeçar për transmetuesin publik RTVE.
Në La Ligë, çdo ekip planifikohet të luajë një herë në shtëpi dhe një herë jashtë fushe ndaj të njëjtit kundërshtar.
Villarreal – Barcelona, luhet në Miami
Vendimi për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Hard Rock në Miami më 20 dhjetor, një vend neutral, ka ngjallur polemika mes lojtarëve dhe klubeve.
Carvajal, i cili mori shiritin e kapitenit këtë verë nga Luka Modric, theksoi se lojtarët dhe klubet kërkojnë një konkurrencë më të drejtë, por sipas tij, La Liga nuk po i përmbahet kësaj parimi.
Nga ana tjetër, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e konsideroi ndeshjen si një hap historik për futbollin spanjoll.
Javier Tebas telegrafi.com
“Ne i kuptojmë shqetësimet, por kjo është një ndeshje nga 380 të sezonit. Miliona tifozë në mbarë botën meritojnë mundësinë t’i ndjekin ekipet e tyre drejtpërdrejt të paktën një herë”, deklaroi ai. /lajmetani/