Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e formatit shumë të ndjekur Big Brother VIP Kosova, ka ngacmuar fansat me një postim të ri në rrjete sociale, duke rritur pritshmëritë për sezonin e katërt të spektaklit.
Edhe pse data zyrtare e nisjes ende nuk është bërë publike, entuziazmi i publikut është i madh – dhe këtë e ka reflektuar edhe vetë producentja në Instagram.
Në një postim të shkurtër, Muhameti shkroi:
Foto: Olsa Muhameti / Instagram
“Ohh, mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4, loading…”, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për sezonin e ri janë në fazat e fundit.
Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë surpriza të reja, banorë interesantë dhe një tjetër sezon plot emocione, intriga dhe spektakël.