Azemi pas takimit me Muratin: U pajtuam që nga janari paga minimale të jetë 500 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është arritur pajtueshmëri që paga minimale të jetë 500 euro.

Azemi tha se, nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo pagë do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm.


“Në takimin e sotëm është diskutuar lidhur për pagën minimale. Normal që ne si udhëheqës i sindikatës së punëtorëve kemi kërkuar që kjo pagë minimale të jetë 600 euro. Unë e kam pa pëlqimin e njerëzve kompetentë, qeverisë në detyrë që vlerësimi i tyre të jetë 500 euro. E kam pyetur decidivisht se nëse gjithçka shkon mirë kur mendoni të fillojë së impelmetnauri”, ka thwnw Azemi.

Sipas tij, propozimi për rritjen e shumës në 600 euro nuk është hedhur poshtë plotësisht, pasi është paralajmëruar se për këtë do të ketë diskutime të mëtejshme me palët përkatëse. /lajmetani/

Scroll to Top