E ardhmja e modelit Audi A8 mbetet e paqartë, pasi prodhimi i versionit aktual, që nisi në vitin 2017, mund të ndalet pa pasur ende një pasues të konfirmuar.
Dikur “flamurtari teknologjik” i markës gjermane, A8 tani ndodhet në një udhëkryq strategjik.
Dhe nëse Audi vendos ta ndalojë prodhimin, do të jetë hera e parë pas më shumë se 30 vitesh që kompania nuk do të ketë një rival direkt për BMW 7 Series dhe Mercedes-Benz S-Class.
Fillimisht ishte planifikuar që A8 të zëvendësohej nga dy modele elektrike të planifikuara për vitin 2027, por projekti është vonuar dhe platforma e përbashkët me Porsche K1 është pezulluar.
Për shkak të shitjeve të ngadalta të makinave elektrike dhe kostove të larta të zhvillimit, Audi po rishqyrton strategjinë e saj.
Një mundësi e re është përdorimi i platformës PPC, që do të mbështesë modelet e ardhshme Q7 dhe Q9, për të mbajtur motorët me djegie të brendshme edhe për disa vite.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët e ardhshme, ndërsa fansat e A8 mbeten në pritje të fatit të limuzinës ikonike të Audi. /lajmetani/