Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për posedim të narkotikëve, i dyshuar edhe për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar me burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve, i cili ishte gjithashtu në kërkim për një rast tjetër të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për lajmetanin se arrestimi është bërë nga njësitë e stacionit policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.


“Sonte, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar personi T.B. (28 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale ‘Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’. Gjithashtu, ai ishte në kërkim për rastin ‘Dhunë në familje’”, tha Pllana.

Sipas Policisë, gjatë operacionit tek i dyshuari është gjetur edhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin korrektues përkatës.

Operacionet për kapjen e personave të dënuar dhe të kërkuar do të vazhdojnë me intensitet, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /lajmetani/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top