Afër 9 mijë ulëse dhe do të kushtojë 12.8 milionë euro – punimet në stadiumin e Gjilanit po avancojnë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e ri të Gjilanit po zhvillohen me intensitet dhe sipas planit, përcjell lajmetani.

Ky stadium konsiderohet një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive të Anamoravës.


Ndërtimi i tij synon të ofrojë kushtet e duhura për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për shikuesit që do të ndjekin ndeshjet.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 8,750 ulësesh, ndërsa për realizimin e projektit janë ndarë 12.8 milionë euro.

Punimet pritet të përfundojnë brenda dy viteve. /lajmetani/

Scroll to Top